Anti-mafia shpesh ka dhënë alarmin për aleancën e Ndragetës edhe me krimin shqiptar kryesish në fushën e drogërave si kokainë dhe hashash.
I fundit që iu ra këmbanave ishte Federiko Cafiero de Raho, që e konsideroi partneritetin mes mafias italiane si një marrëveshje të krimit që mbulon portet e Evropës veçanërisht për kokainë. Pikërisht nga ky shqetësim për lidhjet e Ndragetës në evropë , në LION Francë është ngritur një njësi e posaçme ICAN që përmes Interpol gjurmon Ndragedën
Ky është Bujar Sejdinaj, me nofkën xhaxhai njëri nga të arrestuarit që shikohet si bashkëpunëtor i Ndragetës në Shqipëri dhe në Ballkan thotë policia shqiptare. Ai u arrestua në të njëjtën kohë kur aksioni ndërkombëtar i mbajtur edhe në Itali, Argjentinë e Costa Rika dërgoi edhe anëtarë të tjerë Ferdinanto Sarago, Giovani di Pietro, Fabio Pompeti dhe Franko D?agapiti . Më herët në Shqipëri ishte arrestuar edhe i gjashti Ardjan Cekini gjithashtu I kërkuar për tu ekstraduar drejt Italisë. Por i ashtuquajtur Xhaxhai sipas burimeve të Top Channel jo vetëm ka organizuar blerjen e rreth 20 kg kokainë . në vitin 2019 thotë një burim i sigurt i TCH , shtetasi Alesandro Fonti anëtar i familjes mafioze Ndrina Belloco ka ardhur në Shqipëri për të takuar dy bashkëpunëtorët Cekini dhe Sejdinaj
Në këtë takim Ardjan Cekini ka ndërmjetësuar për udhëtimin e mëtejshëm të xhaxhait drejt Italisë. Në datën 22 shkurt Gianfranco Marono , Fonti dhe xhaxhai realizojnë në Santiago de Compostela një takim me furnizuesin e drogës me të cilin mendohet se është koordinuar importi
Takimet kanë vazhduar brenda muajit për të realizuar blerjen. Sipas autoriteteve italiane faktet rëndohen pasi veprimtaria mes anëtarëve kryhet në mënyrë mafioze dhe me qëllim për të ndihmuar organizatën e Bellocos. I pari që u arrestua është cekini I cili sipas autoriteteve është përsëritës sa kohë ai po kërkohej edhe nga gjykata e Milanos që prej 2017.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BujarSejdinaj#Ndrangheta#TopChannel