Report TV - Ja kush është mostra i Thumanës që abuzoi me fëmijën 6 vjeçar

Report TV 2018-05-14

Views 1

Ky që shihni në foto quhet Dashamir Toçi, njeriu që abuzoi seksualisht me një fëmijë 6 vjeçar në zonën e Thumanës, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Toçi një i dënuar me 1 vit burg për kanosje e armëmbajtje pa lejë, rezulton të jetë në hasmëri me familjen e fëmijës që abuzoi, kjo pasi pak vite më parë ai ka plagosur me armë një burrë nga kjo familje. Toçi ka dalë përpara togave të zeza të gjykatës së Krujës, ku është njohur me masën e sigurisë të arrestit në burg për akuzën e ?Kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur?.

I arrestuari Toçi është person me probleme mendore, ku pas arrestimit në polici ka deklaruar se nuk do e bëjë më një veprim të tillë. Ai është mbrojtur duke thënë se marrëdhënia ishte me konsensus, por një version i dhënë nga ai, nuk është besuar nga prokurorja Mirela Kostaqi, e cila ka administruar hetimin e kësaj ngjarje, që tronditi jo vetëm banorët e zonës së Thumanës.

Ngjarja e përdhunimit të fëmijës 6 vjeç nga Dashamir Toçi, ka ndodhur në 28 prill 2018, por kallëzimi rreth asaj që kishte ndodhur është bërë në polici, në datën 29 prill. Ka qënë nëna e fëmijës 6 vjeçar,e cila i është drejtuar policisë së Krujës, duke treguar gjithçka mbi gjëmën që i kishte ndodhur. Nëna ka thënë në kallëzimin e saj se rreth orës 13:00 është ndodhur në banesë së bashku me fëmijët e saj dhe meqënëse fëmija i pare (djali i dhunuar), vuan nga një sëmundje është bërë pak nevrik edhe për tu qetësuar ka kërkuar të dali nga shtëpia për të lozur me djalin e xhaxhait, për të shkuar tek banesa e tij që ndodhet 100 metra larg. Ndërsa ajo ndodhej në shtëpi pas 15 minutash djalin ia ka sjellë tek shtepia, të cilin po e mbante përpara duarsh komshija.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS