Ora News – Plagosja e trefishtë në Vlorë për një motor

Ora News Lajme 2017-02-26

Views 21

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një konflikt për një motor të shitur disa muaj më parë ka qenë shkaku i plagosjes së tre të rinjve në një lokal në Vlorë.
Policia e qytetit bregdetar ka zbardhur ngjarjen duke dhënë detaje që hedhin dritë mbi plagosjen e dy vëllezërve dhe një kalimtari të rastësishëm.
Sipas policisë, autori i dyshuar Edison Aliko rreth orës 22 të mbrëmjes së të mërkurës ka shkuar në një lokal pranë Poliklinikës Qendrore të Vlorës, ku është konfliktuar fillimisht fizikisht me dy vëllezërit Marsel dhe Zhaver Shenko, 20 dhe 24 vjec.
31 vjeçari Aliko, disa muaj më parë është përfshirë në një konflikt të ngjashëm që degjeneroi në përdorimin e armëve në një tjetër lokal të Vlorës, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar
Ndërkohë edhe ngjarja e mbrëmshme e ka zanafillen disa muaj me pare, ku sipas deklaratës të dhënë në polici nga dy vëllezërit Shenko konflikti ka nisur për shitblerjen e një motori.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plagosja-e-trefishte-ne-vlore-per-nje-motor/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS