Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka zbardhur ngjarjen e së shtunës në Korçë ku i plagosur mbeti një 38 vjçar. Dyshohet se ky i fundit nuk i ka shlyer në kohë një borxh djalit të autorit, shtetasit Gazmend Agolli, i cili ka qenë efektiv i policisë.
Një borxh i vjetër i pashlyer duket se ka qenë shkak për ngjarjen e ndodhur ditën e shtunë në Korçë ku mbeti i plagosur shtetasi Erion Hoxhallari.
Ky i fundit ka marrë një shumë parash nga djali i Gazmend Agollit, ish-punonjës i policisë, por nuk ka mundur ti shlyejë në kohë ato duke sjellë edhe përplasjen me armë.
Burime bëjnë me dije se një konflikt fizik ka ndodhur edhe disa muaj më parë, ku janë përfshirë Erion Hoxhallari dhe djali i Gazmend Agollit.
Përplasja ka vijuar pasditen e së shtunës në qendër të qytetit të Korçës, ku ish- punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri mbi 38 vjeçarin Erion Hoxhallari, ndërsa ka tentuar të qëllojë edhe një person tjetër me iniciale A.Q por ky i fundit iu ka shpëtuar plumbave për shkak të bllokimit të armës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plagosja-ne-korce-borxhin-ish-polici-do-qellonte-dhe-nje-tjeter-por-i-ngeci-arma