KORCË - Një efektiv i Policisë së Korçës u arrestua nga kolegët e tij pasi kish marrë peng për rreth një orë, kish dhunuar e kërcënuar me jetë një person i cili i kishte 80 mijë lekë borxh vëllait të tij dhe nuk ja shlyente prej dy vitesh. Po ashtu në pranga nga strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ra edhe vëllai i policit bashkëpunëtor në pengmarrje.
Ngjarja, siç bën të ditur policia e Korçës, ka ndodhur më 9 gusht rreth orës 18:00. Oficeri i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë së Korçës Klement Karafili së bashku me vëllain e tij Eglantinin, i janë paraqitur qytetarit me inicialet J.Q në fshatin Radanec, aty ky i dëmtuari po kryente disa punime në banesën e një shtetasi. Duke ju prezantuar kundrejt dokumentit si punonjës policie Karafili i ka kërkuar të shkojë me të duke e futur në një furgon privat.
?Sapo shtetasi J. Q. ka hipur në mjeti, punonjësi i policisë Klemet Karafili dhe vëllai i tij Eglantin Karafili kanë filluar ta godasin me grushte dhe mjete të tjera të forta, ndërkohë që punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit duke e kërcënuar të dëmtuarin me jetë. Më pas, ata e kanë transportuar në periferi të qytetit të Korçës ku kanë vazhduar ta dhunojnë e ta kërcënojnë. Pasi e kanë dhunuar për rreth një orë brenda automjetit të tyre, punonjësi i policisë Klement Karafili e ka çuar më pas të dëmtuarin J.Q. në Komisariatin e Policisë Korçë të lidhur me pranga ku e ka paraqitur si person të shoqëruar me pretekstin e borxhit të pashlyer?, sqaron policia.
Ka qenë vetë i dëmtuari që ka bërë kallëzimin për punonjësin e policisë dhe vëllain e tij. Nga provat e mbledhura dhe dëshmitë e mbledhura policia bëri arrestimin e dy vëllezërve Karafili të dyshuar për kryerjen e veprës penale ?Heqja e paligjshme e lirisë?