Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zënka me prindërit ka rezultuar fatale për një 13 vjeçar nga fshati Fitore i Vlorës.
I mituri me iniciale M.Aliaj është vetëvrarë me armë zjarri pranë banesës së tij
rreth orës 16:40 të pasdites së të hënës.
Trupi i pajetë është gjetur nga i ati dhe më pas është transportuar në morgun e qytetit të Vlorës.
Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë grindja me prindërit për një automjet.
Mësohet se prindërit i kane bërtitur pasi kishe levizur makinën e parkuar të të atit dhe i ka çarë gomën.
Pas zënkës, 13 vjeçari i ka dhënë fund jetës me një pistoletë të tipit TT, poseduesi i së cilës nuk dihet ende.
Gjatë kontrollit të policisë në banesë u gjet dhe një armë tjetër, çifte.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen
Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.
Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ky dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/e-rende-vritet-me-arme-zjarri-12-vjecari-ne-vlore