Epidemia e gripit, Beqaj: Situata mund përkeqësohet! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Epidemia e gripit qe ka përfshire te gjithë vendin është vetëm ne fillimet e saj. Situata pritet te përkeqësohet duke prekur te tjerë persona. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ne nje interviste per Vizion Plus nuk përjashton mundësinë e nje tjetër pezullimi ne shkolla. Megjithatë Beqaj deklaron se ky vendim do te merret ne varësi te situatës gripale. Ministri i Shëndetësisë thekson se kjo nuk është nje gjendje e jashtëzakonshme, pasi me te tilla epidemi vendi është përballur edhe vite me pare. Pas mbylljes se shkollave qe ndodh per here te pare ne nje epidemi gripale, ministri i shëndetësisë ka firmosur nje tjetër urdhër per përballimin e situatës. Mjeket e qendrave shëndetësore ne gjithë vendin do te jene ne pune edhe te dielave. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur shpërndarjen e 93 mije dozave te vaksinave, e cila do te aplikohet falas per popullatën. Por a jep efekte vaksina ne pikun e epidemisë? Mbi 16 mije raste ne jave raportohen te prekur nga gripi. Vetëm ne qendrat shëndetësore te Tiranës raportohen rreth 600 vizita ne dite, kryesisht fëmije. Specialistet dhe mjeket infeskioniste i bëjnë apel popullatës te respektojnë masat për parandalimin e virusit te gripit. Sipas Institutit te Shëndetit Publik deri tani nuk raportohen raste te renda dhe as viktima nga gripi i tipi A, qe ka përfshire te gjithë Europen.

Share This Video


Download

  
Report form