Epidemia e gripit prek Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria preket nga epidemia e gripit. Nisur nga situata e rende ne te gjithë vendin, Ministria e Shendetesise dhe ajo e Arsimit urdhërojnë mbylljen e institucioneve arsimore, publike dhe private me përjashtim te shkollave te larta. Ne komunikatën per shtyp dikasteri i shendetesise deklaron se deri ne datën 7 janar te gjitha kopshtet, çerdhet dhe shkollat e arsimit parauniversitar do te mbyllen. Kjo është masa e pare per parandalimin e përhapjes se virusit te gripit. Nga Instituti i Shëndetit Publik nuk ka me asnjë dyshim. Kemi hyre ne epideminë e gripit me mbi 15 mije raste te prekur ne jave. Drejtoresha per sëmundjet infektive ne ISHP, Silva Bino e kontaktuar nga Vizion Plus deklaron se po marren masat per parandalimin e përhapjes se gripit. Pas vendimit per mbylljen e shkollave ka nisur shpërndarja e vaksinave kundër gripit ne te gjitha qendrat shëndetësore ne vend. Vaksina do te jete falas, ne mënyre te veçante per disa kategori. Mbi 93 mije doza vaksine jane shpërndare ne te gjitha qendrat shëndetësore. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin e popullsisë per te parandaluar pasojat dhe komplikacionet e virusit. Po ashtu specialistet këshillojnë masa per ruajtjen e higjienës, kufizimin te lëvizjeve kryesisht ne vendet e mbipopulluara, te mos neglizhohet asnjë shenje e gripit dhe sëmundja te trajtohet me medikamente pas rekomandimit te mjekut. Deri tani nuk ka viktima nga gripi dhe as forma te renda te tij.

Share This Video


Download

  
Report form