Kreditë e këqija, përkeqësohet situata - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-17

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse niveli i kredive te këqija ra ne 18.2% ne fund te vitit 2015-te, ne fakt e gjithë kjo rënie rezulton e kote pasi kreditë me probleme vijojnë te shtohen. Nga 1 miliard dollarë kredi me probleme, bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre 270 milion, por kjo nuk rezultoi një zgjidhje. Qeveria ngriti një grup pune së bashku me Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Financave dhe FMN-në për të ulur shifrën e këtyre huave, por situata sa vjen dhe thellohet. 2015-ta krijoi një vlerë të re të këtyre kredive. 140 milion dollarë është borxhi i ri që bizneset dhe qytetarët kanë krijuar në banka, dhe që nuk arrijnë t?i shlyejnë në kohë. Të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore flasin për një borxh të ri të krijuar, i cili është shtuar në zërin e kredive të humbura. Si përqindje e totalit të portofolit të këtyre huave, të humburat kanë peshën më të madhe. Me sa duket edhe ky vit do të vijojë të shtojë kreditë me probleme në zërin bankar, vonesat e kompanisë ?ARMO? e cila ka 207 milion dollarë kredi të prapambetur dhe ?Kurumi?-t së fundi me 30 milion hua në bankat shqiptare do të përkeqësojë këtë shifër. Bankat presin miratimin e ligjit të falimentit, i cili mendohet t?i hapë rrugë ekzekutimit të kolateraleve.

Share This Video


Download

  
Report form