KESH nuk ka ende një strategji për te siguruar energjinë për muajin mars. Sipas nëndrejtorit, Robert Niko, brenda 26 shkurtit do te miratohet projekti për te përcaktuar sasinë qe nevojitet dhe çmimin për ta blere. Më tej, duke komentuar situatën hidrike, Niko shprehet se niveli i hidrocentralit të Fierzës është mjaft i ulët dhe nëse situata e motit vazhdon të mbetet e ftohtë edhe për muajin mars, atëherë prodhimi i mëtejshëm i energjisë do të vijojë të vështirësohet. Muajt e fundit KESH së bashku me "CEZ" kanë importuar sasi të shumta energjie, çka ka bërë që qeveria shqiptare të marrë në konsideratë edhe rishikimin e buxhetit, ndërkohë që gjatë dimrit konsumi i energjisë ka qenë në nivelet maksimale, rreth 25 milionë kilovatorë, ndërsa pritet që edhe për marsin konsumi të mbetet jo me pak se 22 milion kilovat ore. Aktualisht niveli i ujit në Liqenin e Fierzës është 255.5 metra.
AEC does not yet have a strategy to provide energy for the month of March. According to Deputy Director, Niko Robert, in February 26 will be approved the project to determine the amount you need and the price to buy. Further, commenting on hydrology, Niko says that the level of hydro power station is quite low and if the weather situation remains cool even for the month of March, then the further production of energy will continue to be difficult. In recent months KESH together with "CEZ" have imported significant quantities of energy, which has enabled the Albanian government to consider reviewing the budget, while during winter power consumption has been in maximum levels, about 25 million kWh, while the expected consumption for March remain no less than 22 million kilowatt hours. Currently the water level in Lake Fierza is 255.5 meters.