http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Buxheti i vitit 2017 per Durrësin, i konsideruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako si më i madhi dhe me i miri i këtyre 10 viteve të fundit, është rrezuar nga këshilli. LSI bashkoi votat me PD, duke mos bere te mundur kalimin e draftit financiar. 15 vota kundër dhe 5 abstenim mjaftuan që të bënin nul 21 votat pro të këshilltarëve të Partisë Socialiste dhe partive të tjera të vogla. Në një deklaratë që është lexuar në fillim nga këshilltari i LSI-së Jeton Rexhmati, u bë e ditur në emër të grupit se propozimet e këshilltarëve të kësaj partie nuk janë marrë në konsideratë. Në të njëjtën linjë qëndruan edhe këshilltarët e djathtë, të cilat pohuan se qytetarët durrsakë nuk dinë çfarë ka brenda buxheti i 2017-ës, pasi nuk janë lajmëruar për të marr pjesë në dëgjesën publike, e cila u zhvillua dy ditë më parë në mjediset e pallatit të kulturës ?Aleksandër Moisiu?.Në këto kushte projektbuxheti nuk u miratua pasi kërkonte minimalisht 26 vota pro. Projektbuxheti i vitit 2017 kap vlerën e 43 milion dollarëve në total, një shumë e lartë që nuk është krijuar asnjëherë nga bashkia e qytetit bregdetar.