Report TV - Ja si ndryshojnë taksat për tre vitet e ardhshme më kryeqytet

Report TV 2017-02-25

Views 0

Për vitin 2017, paketa fiskale nuk do të pësoja asnjë ndryshim, duke mbetur e njëjtë si në vitin 2016. Por ndërkohë, sipas relacionit të Bashkisë Tiranë që i vihet në dispozicion Këshillit Bashkiak, për vitin 2017 ?fondi total për shpenzime kapitale është në shumën e 5,994,816,861 lekë ose 41.6% ndaj totalit të shpenzimeve.

Ky është buxheti më i madh i investimeve në historinë e Bashkisë së Tiranës. Me një rritje prej 18% krahasuar me vitin 2016, ky buxhet investimesh është 4 herë më i madh se buxheti faktik i investimeve për vitin 2015?-thuhet në Programin Buxhetor Afatmesëm 2017-2019.

Tatimi thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël do të mbetet në të njëjtin nivel si më parë. Kështu, biznesi me qarkullim vjetor nga 0 deri në 5 milionë lekë do të paguajë zero taksa. Biznesi me qarkullim vjetor nga 5 deri në 8 milionë lek do të paguajë 5 % të fitimit të mundshëm.

Share This Video


Download

  
Report form