Report TV - Plani i ri vendor, Veliaj:Kushtetuta e Tiranës për 20 vitet e ardhshme

Report TV 2017-02-26

Views 0

TIRANË-''Do mirarojmë ''Kushtetutën'' e Tiranës për 15-20 vitet të ardhshme''.

Kështu deklaroi kreu i Bashkisë Erion Veliaj në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak pritet të miratohet plani i ri urbanistik i kryeqytetit. Për herë të parë Tirana do të ketë një buxhet prej 15.3 miliardë lekë.

''Po miratojmë Kushtetutën e 15-20 viteve të ardhshme. Kemi zhvilluar 3 dëgjesa për planifikimin Urban ku u kemi bërë ftesa të gjithë këshilltarëve e këtë do tua tregoj edhe me fakte. Ka pasur publikime të rregullta në faqen online të bashkise Tiranë per projektin. Sipas planit zgjerojme me 25 mijë metra parkun e Liqenit. Tirana policentrike e vlerësuar nga mbi 80% e qytetarëve. Në janar ftoj këshillin bashkiak të beje nje xhiro e të shohe kur të nisë shtrimi me pllaka i zgjatimit të bulevardit?, u shpreh Veliaj.

Duke u ndalur në Planin e Përgjithshëm Vendor, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky dokument projekton Tiranën si një hapësirë europiane.

Share This Video


Download

  
Report form