Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë ndarjes së çmimeve "Bleta e Artë 2016", se tre vitet e ardhshme, në ekonomi do të injektohen 1 miliard euro investime.
Sipas kryeministrit, investimet do të fokusohen në infrastrukturën rrugore, shëndetësi dhe arsim.
"Jemi të përgatitur për të injektuar në ekonomi 1 miliard euro në tre vitet e ardhshme. Një shumë e cila sipas projeksioneve tona, mund ta nxisë rritjen ekonomike mbi 6%. Investime në infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore, në bashkëpunim me sipërmarrjen. Dua t'i nxis të gjithë që të mendojnë dhe të projektojmë mundësinë për t'u përfshirë në këtë program masiv investimesh. Synimi ynë është të nxjerrim nga bankat sa më shumë likuiditet dhe t'i vendosim në dispozicion të ekonomisë", u shpreh Rama.