Dështon tryeza e Ali Ahmetit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i BDI-se, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga nënkryetarja e pare e forcës se tij politike, Teuta Arifi, ka zhvilluar nje takim me disa nga drejtuesit e partive shqiptare ne Maqedoni. Pozitivisht thirrjes se kreut te BDI-se i jane përgjigjur vetëm drejtuesit e aleancës per shqiptaret, Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Gezim Ostreni. Ndërsa drejtuesit e dy partive te tjera, PDSH-se dhe lëvizjes Besa, nuk ishin te pranishëm ne kete takim. Arsyetimi i mospranimit te ftesës se Ahmetit nga këto dy forca politike eshte se nuk mund te merrnin pjesës ne nje takim te organizuar nga dikush qe përmendet nga prokuroria speciale. Kreu i BDI-se tentoi te bente bashke gjithë faktorin politik shqiptar pas zgjedhjeve te 11 dhjetorit, por ne kete pike nisma e tij mund te cilësohet e dështuar.

Share This Video


Download

  
Report form