Varrezë në shtëpinë e Ali Ahmetit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje varreze masive është zbuluar ne oborrin e shtëpisë se liderit te Partisë Shqiptare Bashkimi Demokratik per Integrim ne Maqedoni, Ali Ahmeti në fshatin Zajaz të Kërçovës. Sipas Musli Musliut, koordinator i grupit qe po merret me zhvarrosjen, besohet se ato jane mbetje trupore te 10-60 personave, banore te fshatit, por nuk dihet nese mes tyre ka pasur vetëm burra, apo edhe gra e femije. Eshtrat mund te datojnë ne vitin 1913 gjate Luftes se Pare Ballkanike dhe dyshohet se trupat janë djegur e me pas jane hedhur në një pus të vjetër të braktisur. Ai tha se behet fjale per nje krim te rende kunder njerëzimit. Eshtrat e zhvarrosura jane dërguar per ekspertize ne Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa me shume informacione pritet te jape Prokuroria e Gostivarit. Qe nga viti 2013 ne fshatin Zajaz kishte nisur kërkimi per nje varreze masive. Sipas te afërmeve te kryetarit te BDI Ahmeti, dyshimet per nje varreze masive kishin ekzistuar me pare, por ata nuk kishin pasur dijeni per vendndodhjen e sakte te tij. Kjo është varreza e dyte e zbuluar gjate muajve te fundit, pasi nje tjeter varreze u zbulua ne afërsi te Kërçovës, ne nje shpelle dhe ne kete rast u dyshua se trupat mund te jene hedhur atje prej me shume se 50 vjetësh.

Share This Video


Download

  
Report form