Report TV - Muzeu Historik Kombëtar nderon restauratorin Frederik Stamati

Report TV 2017-02-23

Views 0

Restauratori dhe studiuesi i njohur Frederik Stamati është nderuar me një certifikatë mirënjohjeje nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar për kontributin e dhënë në ecurinë e muzeut përgjatë 35 viteve si institucioni më i madh muzeor në vend.

Frederik Stamati ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në restaurimin e objekteve arkeologjike dhe historike. Ai dallohet për profesionalizmin e lartë në procesin e restaurimit, ku përherë ka ngulmuar të rikthejë vlerat origjinale të artefakteve.

Share This Video


Download

  
Report form