Muzeu Historik Kombëtar behet gati për Papën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu si sheshi ?Nene Tereza? edhe Muzeu Historik Kombëtar i është nënshtruar prej disa ditësh ndërhyrjeve fizike me rastin e vizitës se Papa Franceskut. Rreth 44 milion leke është fondi qe është vene ne dispozicion nga qeveria shqiptare vetëm per Muzeun, ne ambientet e te cilit mendohet te zhvillohen disa nga takimet e Atit te Shenjte me kreret e shtetit me 21 shtator. Kjo është salla Kostandin Shpataraku ku pritet te bëhen këto takime e cila po restaurohet bashke me pavionin e Mesjetës.Përveç ndërhyrjeve te brendshme Muzeu po restauron edhe oborrin e pasem, ne te cilin ndodhet i mbuluar me rëre prej vitesh edhe mozaiku antik i Apolonisë, i cili pasi te shqyrtohet për gjendjen nga specialistet do te vendoset nëse do te zbulohet ose jo. Ndërsa mozaiku tjetër, ai ne ballin e muzeut pavarësisht se është mbuluar, nuk do te restaurohet. Punimet ne Muzeut Kombëtar duhet te mbyllen me 17 shtator, por nga ana tjetër muzeu ka vijuar këto dite te prese turiste, te cilët e kane pare bustin e heroit tone kombëtar te mbuluar me qese për shkak te punimeve. Për këtë arsye si dhe për sigurinë e jetes se vizitoreve Muzeu ka kërkuar te mbyllet per vizitoret deri ne përfundim te restaurimit.

Share This Video


Download

  
Report form