http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita ka hedhur hapin e pare per regjistrimin ne zgjedhje, duke respektuar dekretin e presidentit per mbajtjen e tyre ne 13 tetor. LSI, PR dhe Partia Agrare Ambjentaliste i jane drejtuar me kerkese zyrtare KQZ-se per te nisur procedurat per pergatitjen e zgjedhjeve lokale ne Tetor duke theksuar se procesi i 30 qershorit eshte nul.Per kete levizje eshte rene dakord mbremjen e se enjtes gjate takimit te kreut te PD Lulzim Basha dhe aleateve. Por nese PD ende nuk eshte shprehur qarte nese hyn ne zgjedhjet e 13 tetorit, aleatet e saj si LSI e PR e kane deklaruar se jane gati te marrin pjese. Burime prane LSI bejne me dije se kerkesa per regjistrim do te depozitohet sapo KQZ ti pergjigjet letres se partive opozitare. Por deri me tani kjo leter eshte marre parasysh nga i vetmi perfaqesues i opozites ne KQZ, kryetari Klement Zguri i cili ka thirrur te shtunen mbledhje per kete ceshtje. Ende nuk dihet nese 4 anetaret e propozuar nga PS ne kete institucion do te shkojne apo jo ne mbledhje, por i sigurt eshte qendrimi i tyre kunder 13 tetorit. Qe ne momentin qe Presidenti i Republikes anulloi zgjedhjet e 30 qershorit, te 4 anetaret u pozicionuan kunder kreut te shtetit duke njohur si date zgjedhjesh vetem daten 30 qershor .