Muzeu Historik Kombetar drejt rikonstruktimit pas 36 vitesh

RTV KLAN 2018-05-10

Views 1

Përveç disa ndërhyrjeve të pjesshme, institucioni më i madh muzeor, me gjithë problematikat e tij si në gjendjen fizike edhe në linjën historike, do ti nënshtrohet rikonstruksionit. Me këtë fjalë drejtori Dorian Koçi nuk nënkupton një mbyllje të përkohshme të Muzeut Historik Kombëtar.

Ndërhyrja nuk do të jetë vetëm në parametrat e lagështisë, temperaturës, dritës, ajrimit apo të insekteve që depërtojnë nga mjedisi përreth në objektet e trashëgimisë tonë kulturore, por edhe një qasje sa më afër të vërtetës ndaj ngjarjeve historike.

Pas një dekade odiseja e pavijonit të etnografisë vazhdon. I vendosur në një nga hapësirat e katit të dytë të Muzeut Historik Kombëtar, i ideuar me 1500 objekte, 1100 nga Instituti i Kulturës Popullore dhe pjesa tjetër nga fondi i vetë institucionit, ai vazhdon të qëndrojë i mbyllur.

Share This Video


Download

  
Report form