Report TV - Dekreti, Nishani: Datën e zgjedhjeve e përcakton vendimi i Kushtetueses

Report TV 2017-02-21

Views 0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shpreh se do të ishte shkelje e Kodit Zgjedhor pritja e botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatë Kushtetuese për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili.

Gjatë një konference për shtyp, kreu i shtetit sqaroi se edhe pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Kushtetueses për Xhelilin, sërish data e zgjedhjeve nuk ndryshon.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se zgjedhjet e pjesshme lokale duhet të mbahen në datën 4 ose 11 shtator.

"Presidenti është interpretuesi i parë i Kushtetutës, interpretuesi i fundit është Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese në shkresën e saj së datës 1 gusht 2016, ka bërë dhe interpretimin përfundimtar të kësaj pike të kushtetutës dhe e ka vënë në dijeni presidentin për kodin zgjedhor i cili e detyron Presiedtin që brenda 48 orëve të shpallë datën e zgjedhjeve. Data e zgjedhjeve brenda periudhës së zgjedhjeve nuk përcaktohet nga Presidenti, por nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Presidenti ka vetëm dekretin e shpalljes formale që t'u japë mundësi palëve për të vepruar që nga KQZ e deri te partitë politike. Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka përcaktuar që janë vetëm dy të diela të mundshme, 4 dhe 11 shtator. Kjo s'ndryshon edhe pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare. Nëse nuk dekretohej data e zgjedhjeve brenda 48 orëve, do të ishte shkelje e Kodit Zgjedhor. Data e zgjedhjeve është pëcaktuar nga Gjykata Kushtetuese ose data 4 shtator, ose 11 shtator. Data më e lagërt ishte 11 shtatori dhe ndaj e dekretova. Nëse do të pritej botimi në Fletoren Zyrtare, do të shkelej Kodi Zgjedhor", u shpreh Nishani.

Dekretimi nga kreu i Shtetit i datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Dibrës, ka ngjallur debate politike. Partia Socialiste pretendoi dje se Nishani shkeli ligjin duke dekretuar datën e zgjedhjeve pa hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Shukri Xhelilin.

Nga ana tjetër Presidenca reagoi përmes shefit të kabinetit, Olsi Lafe, duke theksuar se dekreti është në përputhje me ligjin.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike u shpreh se PS po sulmon Presidentin, për të mbrojtur ish-kryebashkiakun Xhelili.

Share This Video


Download

  
Report form