Ora News - Vettingu, nesër vendimi për gjyqtaren e Kushtetueses, Vitore Tusha

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha u përball sot me procesin e rivlerësimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut.

Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit nisi në orën 10:00.

Vitore Tusha u mbrojt nga avokati Arben Llanaj.

Nuk ka fshehje pasurie, DSIK: E përshtatshme për vazhdimin e punës

Relatorja Sanxhaktari: Pas administrimit te informacionit, deklarimi eshte i sakte dhe ne perputhje me ligjin. Nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim te rreme, nuk ka konflikt te interesit.

Pas kontrollit te KPK pasuria eshte. Apartament banimi 3+1 me vlere 3.6 mln, eshte rivleresuar ne 16.4 mln. Toke are 500 m2 ne Farke ne 2007 ne vleren 4 mln. Apartament duplex me vlere 59 mije euro, ka pa pa likujduar 15 mije euro... Truall ne Lalz.

DSIK ka sjellë raport ku shkruhet se Vitore Tusha është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës, raporton Sonil Frasheri.

Pasi dëgjoi pretendimet e të gjithë palëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u tërhoq për vendim i cili do të bëhet publik nesër në orën 09:00.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vettingu-vitore-tusha-sot-para-komisionit-te-pavarur-te-kualifikimit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS