Vazhdimi i moratoriumit për shpendët, i konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, nuk është dekurajim për gjuetarët, por mundësi për të vijuar më tej një dialog të ri në mënyrë që edhe ky sektor të funksionojë.
Kjo ka qenë deklarata që ka bërë Ministri i Mjedisit Lefter Koka nga Rezervati i Menaxhuar Kune-Vain në Lezhë, ku edhe prezantoi rezultatet e Censusit Kombëtar për Shpendët Dimërues të Ujit në Shqipëri.
Sipas ministrit Koka, rreth 100 mijë armëve të gjahut që ndodheshin në vendin tonë i shtoheshin edhe ato të shtetasve të huaj dhe gjithçka sepse ky sektor nuk kishte kontroll.
?Është bërë një punë e shkëlqyer për të evidentuar rezultatet e punës së bërë nga moratoriumi, ndaj më vjen mirë që rezultatet ishin shumë pozitive dhe kjo na bënë tashmë që të ulemi me shoqatat e ndryshme dhe pasionatë të gjuetisë e kam thënë vite më parë, nuk do të jenë gjykatat ata që do të vendosin sesi duhet të funskionojë dhe ky sektor në Shqipëri, duhet të jemi të gjithë së bashku për ta ushtruar këtë pasion në një mënyrë sa më të ligjshme?, tha Koka.