Pas më shumë se një viti nga përzgjedhja e anëtarëve, këshilli i emërimeve në drejtësi realizon mbledhja e parë konstituese ndërsa po ashtu ka marrë në dorëzim dhe listën e kandidatëve që garojnë për Gjykatën Kushtetuese.
Pjesë e KED-s në mbledhjen e parë ishin anëtarët Artan Broci, Altina Xhoxhaj, Rovena Gashi, Gentjan Trenova, Fajtona Memçaj, Enton Dhimitri, Fatos Qato, Ahmet Jangulli si dhe Vitore Tusha, Shkëlzen Selimi, Sotiraq Lubonja (anëtar zëvendësues).
Kjo mbledhje është drejtuar nga kreu KED-s Artan Broci ndërsa të pranishëm kanë qenë dhe avokati i popullit znj.Erinda Ballanca, përfaqësuesve të komisionit të ligjeve Ulsi Manja, Enkeled Alibeaj, përfaqësues të Institucionit të Presidencës Bledar Dervishaj si dhe përfaqësuesit të Kryetarit të Kuvendit Genc Gjonçaj.