Report Tv-Maqedonia miraton ndryshimet kushtetuese për emrin e ri, hapet rruga për në NATO

Report TV 2018-10-20

Views 0

SHKUP-Qeveria e Maqedonisë pas shumë debateve ia ka dalë që të miratojë nismën për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Nisma u miratuan me 80 vota pro dhe 39 kundër. Shumica qeverisëse nuk i kishte votat e mjaftueshme, por rrjedhja nga opozita solli miratimin e marrëveshjes me Greqinë.

Tetë ishin deputetët e VMRO DPMNE-së që votuan pro ndryshimeve Kushtetuese, që i hapin rrugë emrit të ri të Maqedonisë, por edhe integrimit në NATO.

Deputetët e opozitës që votuan pro janë; Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska, Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç.

Share This Video


Download

  
Report form