Avokati Alban Qafa tha në nje prononcim per mediat pas perfundimit te tre seancave se personat e akuzuar nuk i kanë pranuar akuzat. Ai tha se per Gilmando Shullazin, ndaj te cilit u caktua masa e sigurise "arrest me burg" u shtua akuza për kanosje ndaj dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.
Qafa tha per mediat se nuk ka asnje prove per akuzat e ngritura ndaj Emiljano Shullazit. Sipas tij ne deklarimin e Jani Zakes, nuk permendet emri i Shullazit si kanones, pasi ai eshte takuar vetem nje here me Zaken, per te zgjidhur mosmarreveshjen mes Zakes dhe Fatmir Sinanaj, ish-pronari i parkingut te blere nga Zaka.
Sa i perket sekuestrimit te ish-hotel Vollges nga Prokuroria e Durresit, Qafa tha se prona nuk eshte marre ne menyre te paligjshme. Ndersa sa i perket dosjes se Prokurorise se Durresit per 7 rastet e gjobevenies ndaj biznesmeneve, Qafa deklaroi se nuk ka asnje kallezim ndaj Shullazit.