Report TV - Dosja “Shullazi” ende asnjë vendim për dëshminë e Berishës

Report TV 2016-04-29

Views 1

Për zbardhjen e të vërtetës mbi kërcënimin e profesorëve Dhori Kule e Mynyr Koni të denoncuar publikisht më 16 Prill nga ish kryeministri Berisha, pritet dhe dëshmia e tij si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Dhe pse ende zyrtarisht nuk ka një fletëthirje në drejtim të Berishës burime nga akuza nuk e mohuan se emri i Berishës është ndër personat që po diskutohen për t'u peytur.

Hetimet për të ashtuquajturën dosja ?Shullazi? do të dërgojnë ish-kryeministrin Sali Berisha në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit për herë të dytë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në harkun kohor të një viti.

Dhe pse prokurorët Eneid Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj nuk kanë vendosur ende zyrtarisht nëse do t'i duhet apo jo dëshmia e Berishës për të zbardhur kërcënimin ndaj Profesorëve Dhori Kule e Mynyr Koni, burime nga akuza sqaruan se nuk përjashtohet fletë thirrja në drejtim të ish-kryeministrit.

Kjo për shkak se në referimin e policisë së Tiranës në prokurori për kërcënimin e Kules e Konit është bashkëngjitur dhe një CD me konferencën për shtyp të dhënë nga Berisha më 16 Prill, ku kryeminsitri deklaroi se dy profesorëve iu bëhet presion nga Emiljano Shullazi të lënë garën.

Pas më shumë se dy dekadash në arenën politike e drejtimin e vendit Berisha u paraqit për herë të parë në prokurori më 9 Mars 2015, kohë në të cilën dëshmoi në lidhje me hetimet për atentatin e pretenduar nga deputeti Tom Doshi dhe nëse do të dëshmojë dhe për këtë rast do të jetë hera e dytë e tij në akuzën e Krimeve të Rënda.

Share This Video


Download

  
Report form