Report TV - Flet avokati Qafa për Report TV: Shullazi nuk e njeh Zikën e Konin

Report TV 2016-04-18

Views 4

Alban Qafa, një nga dy avokatët e tretë arrestuarve, Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Gilamando Dani, menjëherë pas takimit me klientët e tyre, pohuan se asnjë prej tyre, nuk kanë njohje me personat për të cilët pretendohet se janë kërcënuar.

Po ashtu Avokati ka sqaruar se nuk ka kërcënim sipas tij ndaj Arjan Zikës, për të cilin Qafa thotë se është i identifikuar me mbiemrin Zaka. Deklaratat Avokati Qafa i dha pas takimit me klientët në ambientet e Drejtorisë së POlicisë ku qëndroi për së paku dy orë.

"Eshtë një Arjan Jani Zaka, por nuk ka kallëzim nga ai në dijeninë tonë dhe në dijeni të tre personave dhe nuk kanë asnjë lidhje tre të ndaluarti me këtë episod.për vendosje eksplozivi"-tha avokati

Po ashtu Qafa ka sqaruar edhe si qëndron e vërteta në lidhje me akuzat për përvetësimin e një pjesë prone të Vollgës në Durrës. Sipas tij, është një akt i pastër dhurimi nga pronari i saj, një shtetas arab.

"Kemi marrë konfirmim se ata i mohojnë akuzat nuk pranojnë as akuzat shtrengim kanosje, amrëmbajtje apo trafik narkotikësh.. Nuk ka asnëj kallëzim në dijeninë e tyre për shtrengim për dhënie pasurie apo gjobëvënie, nuk ka persona të dëmtuar që kanë bërë kallëzim në Prokurori apo polici. Ka informacione të marra në rrugë operative nga shërbimi informativ apo policia kriminale"

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS