Flet avokati i autorit të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit: Domart Konjari nuk është në Shqipëri

Report TV 2018-05-11

Views 9

Domart Konjari është shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së Devi alias Defrim Kasmi mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Shkak për ngjarjen sipas grupit hetimor të policisë, dyshohet të jenë pazaret e drogës në Spanjë.

Por Vladimir Meçi, avokati mbrojtës i Domart Konjarit ka deklaruar se klienti i tij nuk ndodhet në Shqipëri. "Në dijeninë time ai nuk ndodhet në Shqipëri. Po ta dija se ku ndodhet do ua thoja", ka thënë avokati Meçi, duke iu drejtuar gazetarëve përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Share This Video


Download

  
Report form