Domart Konjari dyshohet si vrasësi i Devi Kasmit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pas atentatit ndaj 41-vjeçarit Devi Kasmi kane dale ne drite detaje te reja. Burimet te policisë konfirmojnë se është shpallur ne kerkim Domart Konjari si autor i dyshuar i ekzekutimit. Konjari është nje emer mjaft i njohur per policinë, per shkak te telasheve te shumta qe ka pasur me drejtësinë brenda dhe jashtë Shqipërisë.



Ndërkohe mësohet se gjate kontrollit te banesës se viktimës u gjeten 2.8 kilogramë kokaine, nje pistolete me silenciator, nje kallashnikov si dhe nje pasaporte e nje shtetasi kosovar. Hetuesit po kërkojnë ne te shkuarën e Devi Kasmit per te gjetur motivet e vrasjes se tij.



Ne vitin 2014, 41-vjecari ka qene nen hetim se bashku me Domart Konjarin nga krimet e renda per shkak te aktivitetit ne fushën e trafikut te drogës. Ata dyshohet se trafikonin kokaine dhe kane lëne gjurme te veprimtarisë se tyre kriminale ne disa vende te europes, veçanërisht ne Spanje. Pikërisht tek trafiku i lendeve narkotike dhe ndarja e zonave te influencës dyshohet se ka burimin konflikti mes tyre. Ndaj edhe pista kryesore e hetimit është ajo e prishjes se pazareve te drogës mes dy grupeve.



Devi Kasmi u qellua për vdekje rreth orës 18 e 40 minuta pak metra larg shtëpisë se tij pranë pediatrisë se qendrës spitalore ?Nene Tereza?. Atij iu be prite e u qellua disa here, per pasoje plagët e plumbave i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Atentatori u largua nga vendngjarja me motor, ndërsa ne koke mbante nje skafandër. Kasmi kishte vetëm pak kohe qe ishte kthyer nga Spanja ku jetonte prej vitesh.

Share This Video


Download

  
Report form