http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës zbardhi vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 14 shkurtit në Tiranë, ndërsa në pranga ranë ekzekutori i krimit dhe ndihmësi i tij.
Në një deklaratë për media, drejtori i sapoemëruar i policisë së Tiranës tha se u arrestua ekzekutori Denis Demiri 43 vjeç banues në Tiranë dhe 49 vjecari Ardian Serezi bashkëpunëtor i tij.
Drejtori i policisë nuk dha detaje te tjera te hetimit, por burimet bene te ditur se Demiri është vrasës me pagesë dhe pritet marrja e tij sërish në pyetje për të shkuar tek porositësit.
Për policinë 43 vjecari nuk është një emër i panjohur. Në Vitin 2012 ai u arrestua për tentativë vrasje në Tiranë, ndërsa është liruar nga burgu pak kohë më parë. Ai gjithashtu ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje të njësisë bashkiake nr 5 në Tiranë.