Report TV - Berisha: Zgjedhjet për Rektoratin Shullazi kërcënoi Konin dhe Kulen

Report TV 2016-04-16

Views 0

Ish kryeministri Sali Berisha denoncoi sot gjatë një konference me gazetarët, kërcënimin që, sipas tij, Emiljano Shullazi ka bërë ndaj Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe kandidatit për Rektor, Mynyr Koni.

Po sipas Berishës, këto ditë është kërcënuar edhe Rektori në detyrë, Dhori Kule, të cilit, siç tha ai, i kanë dalë përpara tre automjete të blinduara duke i kërkuar që të pranojë dorëheqjen e kandidatit Koni.

Berisha tha se Shullazi do të përcaktojë Rektorin e ardhshëm të Universitetit të Tiranës.

"Emiljano Shullazi përcakton Rektorët në Tiranë. Dje profesori i nderuar Mynyr Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Por dje, Shullazi i kërkoi dorëheqjen Konit. Ka shkuar me tre makina, dhe tek profesori Dhori Kule. I kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese që t'i heq çdo mbështetje Mynyr Konit. Nuk e di nëse i kanë kërkuar më shumë se kaq, pasi unë nuk jam lidhur me Mynyr Konin dhe Dhori Kulen, pasi burimi është 100 për qind i sigurt. Në këto rrethana, besoj unike në planet, ngjarje e tillë nuk ka ndodhur as në ditët më të zeza të diktaturës komuniste. Shullazi ka shkuar edhe tek Dhori Kule me tre makina të blinduara, ku e ka shantazhuar dhe i ka thënë që të pranojë dorëheqjen nga gara të Konit?, u shpreh Berisha.

Share This Video


Download

  
Report form