“GFI” do të markojë naftën bruto - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-21

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga muaji mars i këtij viti kompania e përfshire ne skandalin e ?Panama Papers?, ?GFI Albania?, ka marre edhe markimin e naftës bruto, qe nxirret nga nëntoka. Ministri i financave, Arben Ahmetaj, ka firmosur urdhrin duke i hapur rrugën zbatimin te këtij shërbimi. Ne fakt kjo e drejte per kompaninë ishte parashikuar ne kontratën miratuar që me fitimin e tenderit, si dhe ne një vendim te Këshillit te Ministrave te viti 2013, i cili detajon procesin, afatet dhe vendin e operimit te GFI ne Shqipëri. Ky vendim saktëson edhe afatet konkrete se kur do te niste markimi i naftës bruto qe ka qene nëntori i viti 2013. Por ky proces u mbajt i bllokuar per afro tre vite. Pas ndryshimit te pushteteve, mazhoranca e majte u përfshi ne nje debat te madh lidhur me ketë drejte. Sipas socialisteve, nafta bruto nuk makrohet ne asnjë vend te botes, dhe kjo nuk mund te behej as ne Shqipëri. Por duket se moszbatimi i kësaj kontrate dhe dështimi i negociatave per disa vite ka qene një burim konflikti dhe presioni mes kompanisë dhe qeverise, ndaj dhe kjo e fundit u tërhoq, duke lejuar GFI te nise punën. Ministri i financave Arben Ahmetaj i kontaktuar nga Vizion Plus, pohon se ishte i detyruar te zbatonte kontratën e miratuar. Sipas tij nuk kishte mundësi juridike qe qeveria te anashkalonte marrëveshjen, por edhe VKM pasuese. Por çdo te thotë te markosh edhe naftën bruto? Ky proces ka nje kosto prej 10 milion dollarësh ne vit. Por këto para nuk do t?i paguajnë koncesionaret që nxjerrin naftën bruto. Ata janë të mbrojtur nga kontratat qe parashikojnë se të tilla tarifa i shlyen shteti. Thënë ne fjalë të tjera këto, GFI do të paguhet për ketë shërbim me milionat e taksapaguesve shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form