http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
6 banorë të fshatit Zharrëz Bashkia Patos janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Fierit, duke pohuar se kanë pësuar intoksikim.Ata kanë qënë në një local në këtë fshat,duke ndjekur ndeshjet sportive, kanë konsumuar alkool, dhe sipas tyre kanë ndjerë aromë të rëndë, dhimbje koke e marrje mendsh.Me autoambulancë janë dërguar në spital. Ndërsa pas marrjes së ndihmës së parë dhe mjekimit , janë larguar nga mjediset e spitalit. Pritet kryerja e analizave për të konkluduar në arsyet që kanë sjellë pasoja shëndetësore tek të rinjtë nga fshati i Zharrëzës
Në terren kanë zbarkuar përfaqsues të Drejtorisë së shendetit, Të mbrojtes së Mjedisit si dhe përfaqsues të kompanisë Albpetrol.këta të fundit kanë hehdur poshtë preyendimet e banorëve duke pohuar se nuk kanë kryer operacione të derdhjes së hidrokarbureve. Burime nga policia kanë pohuar se gjatë matjes së sasisë së alkoolit, janë gjetur shënja mbi normen e lejuar te të rinjtë.