http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Abuzimet në fshehjen e të ardhurave të kompanive, të cilat nxjerrin dhe prodhojnë naftë në Shqipëri, janë dhjetëfishuar që pas nisjes së operacionit në terren për kontrollin e tyre.Lajmin e bën të ditur Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i cili ka sqaruar se shumë shpejt do të merren masa për të gjithë grosistët e prodhimit të naftës qe vjedhin shtetin dhe konsumatorin. Dael Dervishi thotë se Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, ka marrë një vendim i cili detyron të gjitha kompanitë që operojnë në tregun hidrokarbur dhe atë të prodhimit të energjisë elektrike që të impeltmentojnë deri në shtator sistemin dixhital të raportimit të bilanceve financiare. Firma të cilat kanë marrë koncesione të zbulimit dhe prodhimit të naftës, por edhe të ndërtimit të hidrocentraleve, kanë patur vazhdimisht përplasje me tatimorët për shkak të fshehjes së të dhënave financiare. Edhe pse fitimet e tyre janë të larta, kontributi që derdhin në buxhetin e shtetit për disa është zero, e për të tjera minimal.