Aksioni kombëtar për naftën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas prezantimit të nismës së qeverisë për të vendosur rregull në tregun e karburanteve duke nisur nga cilësia, sasia dhe pagesa e taksave të tregtarëve të naftës, shoqata e hidrokarbureve ka reaguar me tone të ashpra. Në një deklaratë për mediat ajo thotë se qeveria në vend që të akuzojë kompanitë e ndershme, të cilat paguajë të gjitha taksat në buxhet, dhe sjellin naftë importi të standardeve europioane duhet të kthejë sytë te vetja. Për ta situata më problematike në cilësi mbetet te nafta që prodhohet në vend dhe korrupsioni që firma fantazmë bëjnë me organet tatimore dhe doganore. Ekziston një pakicë spekulante që shfaqet nga ?hiçi? shpesh dhe në lidhje dyshuese me segmente të shtetit, që duke ndërtuar skema borxhi ndaj ndërmarrjeve shtetërore, Doganave, Tatimeve, apo Bankave, befas mbyllin një kompani duke u shmangur kështu nga të gjitha borxhet. Sot në vend kemi vetëm një laborator pranë IQT dhe një pranë doganës, të dy të paakredituar dhe me teknologjinë që përdorin nuk i analizojnë dot të gjithë parametrat e cilësisë. Kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi, thotë në një intervistë për Vizion Plus se formalizimi i këtij tregu është një nisëm e duhur, por aksioni i qeverisë nuk duhet të jetë represiv. Ndërsa eksperti Arben Meçe thotë se masat penale duhet të ishin marrë kohë më parë. Për të qeveria duhet te ndëshkoje edhe ata qe abuzojnë me rritjen e çmimit. Ajo e cila mbetet për të diskutuar është se a do të ketë rritje çmimi i naftës, pas fundit të këtij aksioni. Të ardhurat nga taksat që paguajnë kompanitë e naftës në Shqipëri llogaritet të shkojnë deri në 700 milion dollarë në vit, por sipas autoriteteve vjedhja që i bëhet buxhetit të shtetit shkon në 140 milion dollarë.

Share This Video


Download

  
Report form