http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa dita e zgjedhjeve po afron, liderët e partive shqiptare ne Maqedoni po bëjnë apelet e fundit per votuesit. Kreu i BDI, Ali Ahmeti nga Cairi ne Shkup kërkoi serish bashkimin e votës se shqiptareve.Ali Ahmeti: Bashkohuni se ky do te jete një mandat vendimtar për të vazhduar misionin tonë, nga i cili dobi do të kenë edhe ata që na shajnë. i thërrasim të gjithë ata që kanë sado pak vëmendje, le të vijnë pas misionarëve, pasi ky mandat kërkon njerëz të guximshëm.Por rivali i tij i PDSH, Menduh Thaçi ka theksuar ne nje tjetër takim elektoral ne Struge se per shqiptaret nuk është bere asgje dhe ata jane dënuar padrejtësisht. Thaçi premtoi se rastet e njohura si ?Monstra? dhe ?Sopoti? do te rigjykohen.?Rastet e rënda si ?Monstra? dhe ?Sopoti? do të kthehen në verifikim. Do te behet vetingu per gjykatësit dhe prokuroret e korruptuar. Unë nuk besoj se ka komb që lejon që dikush t?i gënjejë se erdha ju sigurova dhe ua bëra gjuhën shqipe, dhe prap përdoret e njëjta retorikë pas 15 vjet pushtet.?Takimet elektorale i vijuan edhe dy partitë kryesore maqedonase. Lideri i opozitës Zaev, akuzoi ish-kryeministrin Gruevski se përhap urrejtje ndëretnike. Ndonëse deri tani nuk jane shënuar incidente te renda ambasada e SHBA ne Shkup ka paralajmëruar qytetaret e saj qe te tregohen te kujdesshëm diten e votimit, ne rast te ndonje proteste te mundshme.