Fushata e partive shqiptare - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 24 marsit në Maqedoni ka hyrë në fazën më të nxehtë, me partitë politike që po zhvillojnë takime intensive me votuesit. Tre forcat shqiptare në këtë garë, vijuan me tubimet në disa komuna të ndryshme.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ishte në Mavrovë dhe Rostushë ku prezantoi kandidatin e kësaj force, Zenun Zenunin. Ahmeti tha se partia që ai drejton ai fuqishëm mbështet kandidatin e kësaj komune dhe premtoi projekte zhvillimi për zonën. Ndërkohë, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi ndaloi në komunën e Likovës, ku kërkoi mbështetjen e banorëve. "Është koha që të votoni PDSH-në dhe kandidatin e saj. Është koha që të ndëshkoni këta njerëz që po gënjejnë. Likova është komuna më e varfër, më e anashkaluar dhe më e dëmtuar. Ata që gënjyen dhe që nuk bënë asgjë për këtë zonë duhet të ndëshkohen", theksoi Thaçi gjatë fjalës së tij. Ndërsa lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, vijoi takimet me banorët e fshatrave të Gostivarit. Osmani tha se forca e tij vjen me projekte konkrete për zonën në këtë fushatë, siç është hapja e dy zonave industriale dhe projekti i gazifikimit.

Campaigning for the March 24 local elections in Macedonia has reached a hot, political parties are holding intensive meetings with voters. Three Albanian forces in the race, followed by rallies in several municipalities.
DUI leader Ali Ahmeti was in Mavrovo and Rostuse where introduced this force candidate, Zenun Zenuni. Ahmeti said that the party he leads he strongly supports the candidate of the municipality and promised development projects for the area. Meanwhile, the head of DPA Menduh Thaci stopped Lipkovo municipality, which asked for the support of residents. "It's time to vote for the Democratic Party and its candidate. It is time to punish these people who are lying. Lipkovo is the poorest municipality, neglected and damaged. Those who lied and did nothing for this area should be punished, "said Thaci during his speech. As leader of the National Democratic Renaissance, said meetings with villagers in Gostivar. Osmani said that his strength comes with concrete projects for the area in this campaign, as the opening of two industrial zones and gasification project.

Share This Video


Download

  
Report form