Gostivari ishte stacioni i radhës i takimeve elektorale të partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. kryetari Ali Ahmeti u kërkoi qytetarëve që të mbështesin kandidatin e BDI për kryetar komune, Nevzat Bejta.
Sipas Ahmetit, kandidati Bejta ka njohuritë dhe energjitë e duhura për ta realizuar më së miri programin për zhvillimin e Gostivarit. "Nga ju kërkoj që të mbështesni dhe të afroni sa më shumë njerëz rreth platformës së BDI-së. Pas kësaj platforme dhe programi qëndron BDI me gjithë kapacitetin, kuadrot dhe anëtarësinë e vet. Vota që ju do të jepni më 24 mars do të thotë fitore për ju", është shprehur Ahmeti. Ndërsa Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi mbrëmë tubimin kryesor në Strugë. Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se Struga ka avantazhin që të votojë Ziadin Selën, njeriun që i ka qëndruar besnik shkollës politike të Arbër Xhaferit, të cilin do të donin ta votonin të gjithë shqiptarët, nga të gjitha trevat. Ndërkaq, sipas mediave shqiptare, partitë maqedonase kanë përgatitur një plan special për vëzhgimin e zgjedhjeve të 24 marsit, me qëllim maksimalizimin e votave të tyre në këto zona. Sipas agjencisë së lajmeve "INA", ky plan parashikohet të zbatohet sidomos në zonat më të nxehta, siç janë Kërçova dhe Struga, aty ku beteja etnike është më e forta. Këto forca politike, mësohet se tashmë e kanë përgatitur hartën e shpërndarjes së monitoruesve partiakë, për të gjitha rajonet shqiptare.
Gostivar was station next election meetings Albanian party Democratic Union for Integration in Macedonia. President Ali Ahmeti urged citizens to support the BDI candidate for mayor, Nevzat Bejta.
According to Ahmeti, candidate Bejta knowledge and energy necessary to achieve the best program for the development of Gostivar. "By request that you support and go near as many people around the platform DUI. After this platform and stands DUI program with all the capacity, human resources and its membership. Score that you will pass on March 24 means victory for you, "said Ahmad. While the Albanian Democratic Party held last night in Struga main rally. DPA leader Menduh Thaci said Struga has the advantage that vote Ziadin selenium, a man who has remained faithful Arben Xhaferi political school, which would like to vote for all Albanians, from all corners. Meanwhile, according to the Albanian media, Macedonian parties have prepared a special plan for the March 24 election observation, in order to maximize their votes in these areas. According to news agency "INA", this plan is expected to apply, especially in hot areas such as Kicevo and Struga, where ethnic battle is intense. These political forces, we learn that already have prepared a map of the distribution of party monitors, all mainline.