Tetova, shënjestër e partive shqiptare - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 8

Në zgjedhjet lokale te 24 marsit në Maqedoni do të garojnë tri parti shqiptare, me programet dhe platformat e tyre politike. Bashkimi Demokratik për Integrim, Partia Demokratike Shqiptare dhe Rilindja Demokratike Kombëtare shkojnë në këto zgjedhje me premtime për zgjidhjen e çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare.
Këto forca garojnë në 38 komuna me lista këshilltarësh dhe kandidatë për kryetarë komunash. Gara më e fortë mes partive shqiptare pritet të zhvillohet në Tetovë, Gostivar dhe Strugë, ndërsa qyteti i Kërçovës në këto zgjedhje për herë të parë mund të bëhet me kryetar shqiptar. Një bashkëpunim mes partive shqiptare është arritur vetëm për Kërçovën. PDSH dhe RDK do të mbështesin kandidatin e BDI-së për këtë Komunë, Fatmir Deharin. Në Strugë do të garojnë dy kandidatë shqiptarë, Arben Llabënishta nga BDI dhe Ziadin Sela nga PDSH. Në Tetove, BDI del me Teuta Arifin , PDSH me Sadi Bexhetin dhe RDK me Izet Zeqirin. Ndërsa në Gostivar, BDI garon me Nevzat Bejten , RDK me kryetarin aktual të kësaj komune Rufi Osmani dhe PDSH me Mijat Sadikun. E vetmja parti që deri më tani ka projektuar një program të qartë e të plotë me të cilin ka dalë para elektoratit në këtë fushatë është ajo në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit. Decentralizimi, zhvillimi më i madh i komunave shqiptare dhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, janë pjesë e axhendës elektorale të BDI-së. Këtë vit, fushatës zgjedhore i kanë paraprirë protestat e dhunshme dhe sulmet fizike kundër fëmijëve shqiptarë në qendër të Shkupit, veprime që shihen si mjaft të dëmshme për bashkëjetesën dhe raportet e brishta ndëretnike në këtë vend.

In the March 24 local elections in Macedonia will be competing three Albanian parties, programs and their political platforms. Democratic Union for Integration, the Albanian Democratic Party and the National Democratic Rebirth go into these elections with promises to resolve issues concerning the Albanian population.
These competing forces in 38 municipalities with a list of councilors and mayoral candidates. Strong race between Albanian parties expected to take place in Tetovo, Gostivar and Struga and Kicevo town in this election for the first time can be done with Albanian President. A collaboration between Albanian parties only managed Kicevo. DPA and the DRC will support the candidate of DUI for this municipality, Fatmir Dehari. In Struga will run two candidates Albanians, Arben Llabënishta DUI and Ziadin Sela by ADP. In Tetovo, DUI comes with Teuta Arifi, ADP Sadi Bexheti and RDK Izet Zeqiri. While in Gostivar, DUI competes with Nevzat Bejta, RDK current mayor of this municipality Rufi Osmani and ADP Mijat Sadiq. The only party that has so far designed a clear and comprehensive program which has come before the electorate in this campaign is in power, the Democratic Union for Integration of Ali Ahmeti. Decentralization, greater development of Albanian municipalities and the implementation of the Ohrid Agreement, are part of the...

Share This Video


Download

  
Report form