TIRANE-Zyra e BE në Tiranë përgënjeshtron pretendimet e Partisë Demokratike për Vettingun. PD u shpreh zyrtarisht se ligji për Vettingun është përkthyer keq dhe se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të ripërsërisë kërkesën ndaj Komisionit të Venecias. BE deklaroi sot se ligji i Vetingut dhe Kushtetuta janë përkthyer nga shqiptarët. Një televizion i njohur pranë opozitës i kushton një kronikë përkthimit keq të Vetting duke akuzuar si përgjegjës, EURALIUS. Pak orë pas këtyre lajmeve, disa portale shkruan se shefi i EURALIUS është larguar nga Shqipëria pasi është shkarkuar nga detyra.