A1 Report - Kurbini,KQZ rrëzon kërkesën e PD: Numërimi u bë nga ASHE

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANË - Me shumicë të thjeshtë të votave , KQZ ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri dhe ripërsëritje të zgjedhjeve në Bashkinë e Kurbinit.

Pas rreth 5 orë diskutime në KQZ , kjo trupë vendoi të rrëzojë këtë ankim, ndërsa pritet që PD ti drejtohet kolegjit për këtë cështje.

Në këtë mënyrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar me katër vota pro dhe tre kundër ankimimin e Partisë Demokratike, e cila kërkonte shpalljen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e kurbinit.

Demokratët e bazojnë kërkesnë e tyre paligjshmërinë e në të cilën u zhvillua procesi elektoral, që nisi që nga momenti kur KQZ shkarkoi anëtar të KZAZ-së 15 në Kurbin e duke vijuar më pas edhe me procesin e numërimit ku ishin vetëm komisionerët e ASHE-së sipas tij. Por pretendimi i demokratëve u konsiderua i pabazuar nga përfaqësuesi i PS në KQZ, i cili tha se mungesa e vullneti politik nga Partia Socialiste për këtë proces nuk i bën zgjedhjet e pavlefshme.

Në tryezën e komisisonit qëndror debate u fokusua në ligjshmërinë e kërkesës. Ku për përfaqësuesit e opozitës nuk ka patur zgjedhje në këtë bashki më 21 qershor e për këtë arsye kërkuan që të konsiderohen zgjedhjet e pavlefshme. Ndërsa anëtarët e propozuar nga e majta në KQZ, e konsideruan të pavlefshme këtë kërkesë. Kryetarja Lefteri Luzi tha se nëse ka parregullsi në këtë proces në bazë të kallëzimit le të vendosë prokuroria për komisionerët që kanë shkelur ligjin.

Ndëkraq pritet që Partia Demokratike të ankimojë vendimin e KQZ në Kolegjin Zgjedhor pas rrëzimit të kërkesës për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kurbin. Për tu miratuar një këkrkesë e tillë këkrohet shumicë e cilësuar në komisionin qëndoror të zgjedhjeve, pra 5 vota nga 7 anëtar që ka kjo trupë.

KQZ miraton tabelat e rezultateve për kryebashkiakë të Durrësit, Fierit dhe Kamzës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë Durrës, Fier dhe Kamëz.

Me votat e të shtatë anëtarëve, KQZ miratoi tabelën e rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Durrës, duke shpallur fitues për këtë post Vangjush Dakon, i propozuar nga koalicioni ?Aleanca për Shqipërinë Europiane?.

Me miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Fier, KQZ shpalli fitues për këtë post Armando Subashin, i propozuar gjithashtu nga koalicioni ?Aleanca për Shqipërinë Europiane?.

Ndërsa me miratimin e tabelës së rezultateve për kryetar të bashkisë Kamëz, KQZ shpalli fitues për këtë post Xhelal Mziun, kandidat i koalicionit të djathtë ?Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet'

Share This Video


Download

  
Report form