Report TV - Vettingu në politikë/Rrëzohet nisma e PD. PS: Të kalojë më parë nga Venecia

Report TV 2018-09-26

Views 0

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve u mblodhën sot për të diskutuar për vettingun në politikë. Ndërsa opozitarët kërkuan me ngulm që amendamentat e paraqitura prej tyre t'i shkojnë Parlamentit, përfaqësuesit e mazhorancës rrëzuan prpozimin e tyre dhe kërkuan që për to të japë konsensusin edhe Komisioni i Venecias.

Këtë kërkesë të mazhorancës, opozitarët e quajtën hile për të penguar largimin e politikanëve që kanë lidhje me krimin. Gjatë debateve, ata madje përmendën edhe emra politikanësh që duhet të largohen nga politika, të cilësuar "listë e zezë". Në listë ata futën Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, Taulant Ballën e Jurgis Çyrbja.

Përpos nxitimit të opozitarëve për t?ja kaluar Kuvendit nismën, Gramoz Ruçi iu kujtoi atyre kalendarin e punimeve që duhet ti përmbahen.

Oerd Bylykbashi tha se vettingu për politikanët duhet të bëhet njësoj si për prokurorët, gjyqtarët dhe policët. Sipas tij, ekziston një listë me politikanë që jo vetëm duhet të verifikohen por duhet t'ju ndërpritet mandati për shkak të lidhjeve të tyre me krimin.

?Politikanë të lidhur me krimin i kanë hapur derën hyrjes së krimit në këtë institucion. Kemi një listë të zezë politikanësh për shkak të lidhjeve të tyre familjare me kriminelë, rasti Tahiri dhe pasataj Xhafaj që janë përfaqësues të këtij parlamenti. Kemi edhe nga ata që deklarojnë miqësi familjare me kriminelë droge dhe këta trafikantë marrin tendera publikë, rasti Balla. Prandaj kërkojmë vetting për ta njësoj si për prokurorët, gjykatësit dhe policët. Politikanë, deputetë ministra, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh kushtetuese nuk mund të marrin trajtime speciale.Për ta duhet të përdoret i njëjti mekanizëm pastrimi si për policin e thjeshtë ashtu edhe për ministrin e Brendshëm?

Share This Video


Download

  
Report form