Gruevski dhe Zaev në kërkim të votave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufte e ashpër mes dy partive maqedonase per te fituar mbështetjen e shqiptareve. Si kreu i VMRO-DPMNE-se Gruevski, ashtu dhe ai i LSDM-se Zaev kane zgjedhur t?i japin mesazhe e tyre nga Veleshi. Ish-kryeministri deklaroi se ne qeverinë e tij shqiptaret jane trajtuar sit e barabarte dhe nuk ka patur diferencime. ?Te gjithë jane bijtë dhe bijat e Maqedonisë. Ne nuk duhet t?i ndajmë dhe te krijojmë urrejtje. Nuk duhet te krijojmë gjakmarrje mes nesh, pasi ndajmë te njëjtin fat dhe te njëjta probleme. Per gati dy vjet opozita dhe Zaev kane tentuar ta mbajnë peng vendin, por tani ka ardhur koha te ecim përpara.? I menjëhershëm ishte reagimi i kreut te opozitës, i cili deklaroi se Gruevski ka vite qe qeveris duke gënjyer, jo vetem maqedonasit, por edhe shqiptaret.?Nëse Maqedonia eshte ne kete gjendje, me procesin e integrimit te bllokuar dhe ne këtë krize te thelle ekonomike, e gjitha është per fajin e qeverisjes se Gruevskit. Ai gjithçka e ka ndërtuar mbi gënjeshtrën. Ka nje dekade qe genjen maqedonasit, por edhe shqiptaret. Ne qeverinë tone, te gjithë do te trajtohen si te barabarte.? Kur mbeten edhe me pak se 2 jave nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, VMRO-DPMNE udhëheq ne sondazhet paraprake, ndërsa ne radhet e partive shqiptare ne avantazh është BDI.

Share This Video


Download

  
Report form