http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas referendumit kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, po planifikon që të nisë bisedimet me opozitën, në përpjekje për të arritur një kompromis.Mediat e vendit fqinj shkruajnë se nga dy subjektet politike, nuk ka ende asnjë informacion kur do te zhvillohet takimi mes Zaev dhe kreu të VMRO-DPMNE-së Mickovski. Madje ende nuk dihet nëse do të jetë takim në nivel liderësh, partiak apo në nivel deputetësh te dy partive.Një ditë pasi Zaev bëri të ditur se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por lideri i opozitës, parashtroi kërkesa shtesë, ndërrimin e Prokurorit Publik me propozim të opozitës dhe formimin e Qeverisë teknike .Përfaqësues te VMRO kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë asnjë ndryshim kushtetues dhe se nuk do të përkrahin synimet e Zaev por nuk do të kërkojnë as zgjedhje të parakohshme .Zaev ka gjithsej 72 vota, që do të thotë se i nevojiten edhe 9 deputete për të siguruar dy të tretat e nevojshme. Se sa do të arrihet të sigurohet kjo shumicë e nevojshme, sipas kryeministrit, do të merret vesh në 10 ditët e ardhshme.Ndërkohë ndërmjetësi i Kombeve të bashkuara në bisedimet midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, Methju Nimic, i bëri thirrje ligjvënësve të marrin vendime të mëdha që do të sigurojnë të ardhmen e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian.