http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ata mund të mos bien dakord për shumë çështje politike, sidomos pas zgjedhjeve të fundit. Por kryeministri i Maqedonisë Gruevski dhe lideri i opozitës Zaev, janë përballur në një ?duel miqësor? në Gjykatën e Shkupit. Kjo gjykatë vendosi pasditen e së mërkurës që kreu i LSDM-së Zoran Zaev, të dëmshpërblejë kryeministrin Gruevski me 50 mijë Euro. Kjo pasi, kreu i qeverisë e kishte paditur për shpifje zotin Zaev. Përpos vendimit, ajo që ra në sy në mjediset e gjykatës, ishte sjellja karshi njëri-tjetrit e dy liderëve. Ndryshe nga sa mund të ndodhë në Shqipëri, ku liderët politikë nuk përshëndesin njëri-tjetrin as në aktivitete të ndryshme e jo më në gjykata, Gruevski dhe Zaev u takuan thuajse miqësisht, së bashku me gjyqtarët e çështjes. Zoran Zaev u shpall fajtor për shpifje në akuzat e tij gjatë fushatës zgjedhore, se kryeministri Gruevski, ka dëmtuar shtetin, duke marrë 1.5 milionë Euro ryshfet nga një biznesmen, për shtijen e ?Bankës Maqedonase?. Për këtë, Gruevski e paditi kundërshtarin politik, duke kërkuar 500 mijë Euro dëmshpërblim. Mirëpo më pas, ai e uli shifrën në 50 mijë Euro, gjë që u pranua edhe nga gjykata.