Ora News – Nuk hiqet pezullimi i vettingut. Lu e Vlahutin ne Kushtetuese

Ora News Lajme 2016-11-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata Kushtetuese rrezoi kërkesën e kuvendit për të hequr masën e pezullimit për ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Trupi gjykues e argumentoi këtë vendim me pritjen e mendimit nga Komisioni i Venecias deri më 10 dhjetor. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në thellësi këtë ligj duke u njohur me argumentet e palëve të interesuara.
Bashkim Dedja, kreu i Kushtetueses: Nga momenti që kjo gjykatë ka vlerësuar kushtet, rrethanat dhe marrjen e kësaj mase pezullimi dhe deri më tani nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë.
Në këtë mënyrë në prani edhe të ambasadorëve Donald Lu dhe Vlahutin gjykata kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e shumicës parlamentare duke lënë në fuqi vendimin për pezullimin e zbatimit të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në emër të shumicës parlamentare kërkesa u bë nga deputeti Pandeli Majko i cili tha se nuk dihet ende arsyeja e pezullimit të një ligji kaq të rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kushtetuesja-shqyrton-ligjin-e-vettingut-e-ndjek-dhe-ambasadori-lu/

Share This Video


Download

  
Report form