Ora News – Pezullimi i Vettingut, Basha: Vendim i ndërmjetëm, por i drejtë

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha e konsideroi vendimin e Kushtetueses për pezullinin e ligjit të Vetingut, si të ndërmjetëm por të drejtë.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se është diskutuar për çështjet që shqetësojnë shqiptarët, duke nisur nga ekonomia dhe deri tek droga.
Basha: Është nje vendim i ndërmjetëm, ne presim vendimin përfundimtar, pa dyshim si vendim i ndërmjetëm është vendim i drejtë sepse i mohon Edi Ramës mundësinë që përmes qehajajve të tij të vendosë se cilët prokurë janë të korruptuar dhe cilët nuk janë. Është një vendim që i hap rrugën zbatimit të kushtetutës së 22 korrikut.
I pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me deklaratën e Manjanit që të përfshihet edhe ushtria në luftimin e kanabist, Basha tha se kjo vërteton atë që PD ka deklaruar që Shqipëria është kthyer në një narkorepublikë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pezullimi-i-vettingut-basha-vendim-i-ndermjetem-por-i-drejte/

Share This Video


Download

  
Report form