Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasada e Shteteve të Bashkauara të Amerikës, reagoi për Ora News, mbi ankimimin në gjykatë kushtetuese të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorve, nga ana e Partia Demorkatike.
Lu theksonte gjithashtu se Presidenti Nishani, nuk i pëlqen disa nga nenet e Ligjit të Vettingut, por as ai dhe as ekspertët e tij ligjorë nuk mundën të gjejnë diçka jo kushtuetuese.
?Në përgjigje të pyetjes suaj, ambasada e SHBA ju sjell në vemendje deklaratën e datës 23 shtator të ambasadorit Lu?, thuhet në reagim.
Në reagimin e datës 23 shtator ambasadori Lu tha tekstualisht:
?Është e drejta kushtetuese e opozitës ta ankimojë ligjin e vetting në Gjykatën Kushtetuese apo të bojkotojë mbledhjet e mëtejshme të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.
I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik.
Kujtoj deklaratën e bërë nga Presidenti Nishani, i cili tha në një intervistë se edhe pse nuk i pëlqen disa nga nenet e Ligjit të Vetting, as ai dhe as ekspertët e tij ligjorë nuk mund të gjejnë diçka jokushtuetuese në ligj. Ne, Shtetet e Bashkuara, iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të reformës në drejtësi?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasada-e-shba-vettingu-nuk-eshte-ne-kundershtim-me-kushtetuten/