Deputetja e LSI letër Lu e Vlahutin: Nuk e gjej veten në deklaratën tuaj, u dhunova në Kuvend

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj i ka dërguar një letër ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin pas deklaratës së tyre që dënonin dhunën e ushtruar gjatë protestës së opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke theksuar se ka lexuar me vëmendje reagimet e ambasadorëve, Mehmetaj thotë se "Fatkeqësisht unë nuk e gjeta veten në deklaratat tuaja, përkundrazi u ndjeva e dhunuar edhe nga ju".

Ajo thekson se të rinjtë po largohen nga vendi, sepse "shkollat i ka marrë peng qeveria, sepse policia nuk mbron qytetarët por kriminelët, sepse urgjencat e spitaleve prishen rrugës si pasojë e koncesioneve korruptive në shëndetësi, sepse taksat tona Kryeministri i përdor për të pasuruar veten nëpërmjet tenderëve dhe PPP-ve dhe sepse ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri edhe pse bashkëpunëtor i Habilajve është sot i lirë".

"Ju më drejtoheni edhe mua, si pjesë e opozitës, për dhunën në sallën e parlamentit. Por a u njohët Ju zotërinj Ambasadorë me fjalorin e padenjë dhe fyes me të cilin mu drejtua mua dhe kolegeve të mia ministri Ditmir Bushati?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deputetja-e-lsi-leter-lu-e-vlahutin-nuk-e-gjej-veten-ne-deklaraten-tuaj-u-dhunova-ne-kuvend

Share This Video


Download

  
Report form